Sidrit Guri vazhdon të luajë rregullisht për skuadrën e Ostendes në Belgjikë, por goli po mungon për ish-sulmuesin e kombëtares kuqezi. Edhe në takimin e sotëm kundër Bereven, Guri nuk arriti te goli.
Përveçse goli i mungoi, 25-vjeçari u ndëshkua dhe me karton të verdhë në minutën e 73’. Megjithatë, sulmuesi shkodran bëri një ndeshje të mirë, pasi në golin e vetëm të skuadrës së tij, ishte ai që asistoi, gol që do të ishte shumë i rëndësishëm për rezultatin final të sfidës, e cila u mbyll 1-1.
Belgjikë, java 28
Ostende – Berenven 1-1
Sakala 60′ / Lombaerts ag. 68′