Gatuzo: Vendi i tretë nuk duhet të na vërë në presion!

Milani mori një fitore me vlera ditën e sotme ndaj Sasuolos, pasi triumfoi minimalisht 1-0, duke u ngjitur në vendin e tretë tashmë. Pas sfidës, ka folur trajneri Gatuzo, i cili nuk ishte i kënaqur plotësisht me lojën e të tijve, sidomos për repartin ofensiv. Gjithashtu, tekniku italian komentoi edhe ngjitjen në vendin e tretë, si dhe lojën e Susos.

NDESHJA – “Kemi marrë rezultate pozitive ndaj Empolit, Lacios dhe tani ndaj Sasuolos, por na duhet të bëjmë më mirë. Nuk jemi të qartë mjaftueshëm kohët e fundit. Kemi bërë mirë në mbrojtje, por mund të bënim më mirë kur kishim topin në këmbë.”

VENDI I TRETË – “Vendi i tretë nuk duhet të jetë një peshë për ne. Kemi përpara edhe 12 finale. Nuk dua të ekzaltohet asnjë, as tifozët dhe as lojtarët. Në rast se vazhdojmë kështu, ajo që po bëjmë nuk është e mjaftueshme. Nuk duhet të jemi të kënaqur vetëm duke mos pësuar gol, por të ndreqim edhe gabimet që bëjmë përpara.”

SUSO – “Me cilësitë e tij na dha shpesh epërsi numerike. Ka bërë një ndeshje të mirë sot edhe ka ndihmuar dhe prapavijën. Luajti mirë, për këtë arsye mendova të mos e zëvendësoja.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online