VIDEO | Aguero “show”, Siti nuk gabon ndaj Arsenalit

Mançester Siti nuk gabon në kryendeshjen e javës së 25-të në Premier Ligë dhe triumfon ndaj Arsenalit me shifrat 3-1, duke shkurtuar diferencën me Liverpulin në dy pikë. Serxho Aguero ishte njeriu i ndeshjes, duke shënuar tregolësh.

Sfida nisi menjëherë me gol, teksa vetëm pas 49 sekondash, Serxho Aguero nisi shfaqjen e tij. Argjentinasi, shtyu topin në rrjetë, pas një pasimi perfekt nga Ajmerik Laporte. Gjithsesi, pavarësisht golit, Arsenali reagoi menjëherë, ku në minutën e 11-të, Kosielni baraspeshoi gjithçka.

Në fundin e pjesës së parë, ekipi i Guardiolës arriti të gjente golin e avantazhit përsëri, teksa ishte dhe një herë tjetër i zakonshmi Serxho Aguero. “El Kun” finalizoi një aksion fantastik të ekipi të tij, duke mbyllur pjesën e parë me shifrat 2-1.

Pjesa e dytë, nisi me të njëjtën melodi, teksa Aguero shënoi dhe golin e tretë. Tripletë për argjentinasin, e dhjeta për të në Premier Ligë. Goli u kontestua shumë nga “topçinjtë”, të cilët me të drejtë kërkuan faull për prekje me dorë. Gjithsesi, goli u konsiderua i rregullt dhe takimi u mbyll me fitoren e “Citizens”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online