Vërsajlko i pafat, diagnoza e dëmtimit frikëson Spaletin

0

Ndeshjet e kombëtareve kanë sjellë jo pak lajme të këqija për  një numër të lartë ekipesh nëpër Europë. Trajneri i fundit që ka marrë një lajm të keq është Luçiano Spaleti, i cili do i duhet të bëjë disa kohë pa mbrojtësin e krahut të djathtë Shime Vërsajlko.

Kroati pësoi një tërheqje muskulore gjatë ndeshjes kundër Anglisë. Kohëzgjatja e saktë e periudhës së riaftësimit do të merret vesh pas analizave të mëtejshme, por mediet italiane janë të sigurta se mbrojtësi do t’i duhen minimumi 6 deri 8 javë për t’u rikthyer në dispozicion të Spaletit.

Në mungesë të Vërsajlkos, teknikut të zikaltërve do i duhet t’i besojë krahun e djathtë të mbrojtjes Danilo D’Ambrozios. Ndërkohë, duhet përmendur se Interi do të ketë një kalendar “ferri” në muajin dhjetor ku do i duhet të përballet në harkun e pak ditëve ndaj Totenhemit, Romës, Juventusit, PSV-së dhe Napolit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.