Reali do të jetë një ndër klubet që do të përflitet më së shumti në kuadër dhe gjatë mekatos së ardhshme.
Klubi “Los Blancos”, vjen pas një sezoni krejtësisht të dështuar dhe rikthimi i Zidan në pankinë, ka rikthyer disi besimin për sezonin e ardhshëm. Florentino Perez pritet të zbrazë xhepat dhe të plotësojë dëshirat e trajnerit, ku janë disa emra që janë spekuluar si objektiva të Realit.
Një e dhënë tjetër vjen në lidhje me merkaton e madrilenëve, teksa prestigjiozja “L’Equipe”, ka në faqen e parë ditën e sotme, lajmin se klubi nga “Santiago Bernabeu”, do të shpenzojë të paktën 500 milionë euro për merkaton.
Eden Hazard, Kilian Mbape si dhe Pol Pogba janë emrat kryesorë që lidhen me galaktikët, por nuk mbeten pas edhe emra të tjerë si Ndombele apo dhe Eriksen. Vera me sa duket do të jetë e gjatë në Madrid…