Gega “thumbon”: Edhe në Bangladesh të na çojnë, Partizani i ka tifozët me vete!

Partizani luan në transfertë kundër Kukësit, një ndeshje që vlen shumë në rrugën e titullit kampion. Trajneri Skënder Gega, ka dalë sot para mediave dhe ka folur për përballjen me verilindorët dhe tema të tjera. Aktualisht Partizani numëron 9 pikë më shumë se skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu.

“Kemi marrë maksimumin në dy ndeshjet e shkuara, por nuk ka rëndësi, tani kemi një ndeshje me rëndësi të veçantë. Kemi pasur një periudhë pushimi, por edhe dëmtimin e Telushit, më përpara Idrizajn. Patëm edhe Bardhin e Hebaj jashtë, i pari duhet të jetë gati për nesër. Jemi gati, përtej mungesave. Edhe kundërshtarët kanë pasur mungesa. Hila i ka dhënë besim skuadrës. Atanda e bëri mirë. E rëndësishme është të ruhet performanca”, thotë Gega fillimisht.

“Ka emra në ekip për ta zëvendësuar Telushin. Ai është Telushi. Çdokush rritet. Do mundohemi ta kompensojmë. Grupi e ka forcën të luajë për Telushin dhe për atë që do e zëvendësojë atë. Janë djem që stërviten mirë dhe për mua kjo ka rëndësi, pasi i kanë këmbët e freskëta. Nuk them dot para se ai që e zëvendëson Telushin e mbush hapësirën që lë ai”.

“Në janar erdhën lojtarë. Edhe te ekipet e tjera nuk kanë luajtur shpejt afrimet e janarit, përveç Dukës dhe Rexhepit që jemi munduar t’i ingranojmë.  Pas kësaj ndeshjeje grupi do të jetë më i plotë. Një javë përpara kishim 6 pikë më shumë, nuk pati gjë fatale. Tani jemi nëntë. Edhe sikur të fitojmë, nuk besoj se e kemi ngritur Kupën. Duhet të kemi vazhdimësi deri në fund. Jemi optimistë dhe besimplotë”.

“Çmimi i biletave? Jam i sigurt, që edhe në Bangladesh po të na çojnë do kemi tifozë. Partizanin e kanë ndjekur në transfertat jashtë, kanë bërë 18 orë rrugë. S’ka shans që dikush të ketë më shumë tifozë se ne. Të ishte për mua, në këtë vend, me këtë ekonomi, do e bëja hyrjen falas në stadiume. Gjithsesi, nuk jam për hakmarrje, nuk do e bëja diçka të tillë në ndeshjen pasardhëse ndaj Kukësit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online