Venger: Çfarë presioni kjo finale, sezoni i dështuar për humbësin

Kompania e njohur televizive “Bein Sports” ka mundur të mbledhë në një tavolinë Zhoze Murinjon dhe Arsen Venger si analistë të finales së Champions-it. Trajneri francez foli mbi situatën në të cilën vjen Totenhemi dhe Liverpuli në këtë takim, duke u shprehur se ekipi humbës do të përmbyllë një sezon të dështuar.

“Finalja e Champions League është një moment shumë unik. Si trajner duhet të bësh shumë kujdes të mos bësh shumë gabime sidomos me lojtarët e dëmtuar. Ndodh shpesh që futbollistët i bëjnë presion mjekëve dhe fizioterapistëve në mënyrë që të luajnë”.

“Në këtë ndeshje ekziston gjithmonë frika, pasi të gjithë e dinë shumë mirë se trofeun mund ta marrë skuadra tjetër. Si trajner duhet t’i japësh lojtarëve dozën e duhur të besimit dhe t’i zemërosh pak. Ndryshon kur ke një skuadër me eksperiencë, thjesht mund t’i thuash: Djema futuni në fushë dhe bëni atë që dini të bëni. Me të rinjtë ndryshon puna. Presioni është i madh. Skuadra që do humbasë sot do të mbyllë një sezon të dështuar, nuk është diçka e drejtë, por është ky është realiteti”, tha Venger.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *