Venger: Çfarë goditje me Ramsejn, Juventusi e eliminon Atletikon

Arsen Venger e ka stërvitur për shumë vite Aron Ramsejn dhe askush nuk e njeh mesfushorin uellsian më mirë se ish-trajneri i Arsenalit. 28-vjeçari do të transferohet në verë te Juventusi me parametra zero dhe Venger është i bindur që ky është një operacion fantastik për klubin italian.

Trajneri francez analizon cilësitë e Ramsejt, ndërsa ndalet dhe te dueli Atletiko Madrid-Juventus. Dy ndeshjet do të jenë të ekuilibruara, por në fund do të kalojnë përpara bardhezinjtë e Alegrit, ekip që Venger e sheh si kandidatin kryesor për fitimin e kupës me veshë të mëdhenj, të paktën më atë që ka parë deri në këtë moment.

RAMSEJ – “Me marrjen e Ramsejt, Juventusi ka kryer një operacion të madh në merkato, sepse Aron është një futbollist i shkëlqyer. Nuk ka shumë mesfushorë me cilësitë e tij në qarkullim. Ramsej është i aftë në inkursionet e tij dhe në shënimin e golit, ndërsa jep një kontribut të mirë dhe në aspektin e sasisë dhe ritmit të ndeshjes. Ai është një mesfushor ‘mezzala’ i kompletuar (mesfushor me tipare sulmuese që shpesh ndërron vendin me sulmuesin anësor), të cilin e sheh në çdo pjesë të fushës. Largimi i tij është një humbje e madhe për Arsenalin dhe një mundësi vërtetë interesante për Juventusin.”

CHAMPIONS – “Pres një ndeshje të ekuilibruar. Atletiko mbrohet mirë dhe riniset në mënyrë të frikshme në kundërsulm, por Juventusi luan një futboll të bukur dhe është favorit për t’u kualifikuar sipas mendimit tim. Nuk mund të them tani që kush do e fitojë kupën, sepse në tre muaj e gjysmë mund të ndodhë gjithçka dhe mund të ndryshojnë shumë gjëra. Janë 4-5 ekipe që kanë shanse reale për ta fituar Champions Ligën. Nga ndeshjet e fazës së grupeve, Juventusi është ekipi që më ka bindur më shumë në aspektin e lojës dhe mentalitetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online