Tomori del në media, sot drejtuesit të pranishëm në dy emisione

Java e 16-të e Kategorisë së Parë ende nuk është kaluar lehtë nga drejtuesit e FK Tomori, pas dënimit që i bënë trupat gjykuese në FSHF me dënime të veçanta, mbi të gjitha me humbjen e ndeshjes me Apoloninë 0-3. Klubi beratas ka dalë me një deklaratë, ku thuhet mes të tjerave se sot në mbrëmje do zbardhin të vërteta mbi pretendimin e tyre për padrejtësinë në dy emisione.

DEKLARATA E TOMORIT

“Drejtues të Tomorit do të jenë të ftuar sonte në emisionin “E Hëna Sportive” në RTSH, në orën 18:30 për të diskutuar gjërësisht mbi çështjen e vendimit të Disiplinës dhe Apelit. Ende jo zyrtare, por mund të ketë edhe një lidhje direkte nga qyteti i Beratit me Presidentin e Klubit, Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj.

Na ndiqni, pasi kemi shumë për të thënë!

Sakaq, në orën 22:00 do të jemi të ftuar në emisionin “Kampionët”, i cili zhvillohet në “Vizion Plus”. Fakte dhe të vërteta mbi padrejtësinë që na është bërë. Dërgimi i ç’ështjes në KAS, etj…”, kështu shkruhej sot në faqen zyrtare të FK Tomori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online