Vendimet e Disiplinës, reagon Tomori: “Pse vetëm ne si të njerkës?!”

Komisioni i Disiplinës dënoi skuadrën e Tomorit me humbje 0-3 në tavolinë përballë Bylisit dhe me zbritjen e tri pikëve në renditje, për shkak të bojkotit që klubi beratas bëri. Pas vendimeve të Komisionit të Disiplinës, ka reaguar klubi i Tomorit me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, duke shkruar:

Futboll Klub Tomori | Opinioni ynë
Vendimet e Komisionit të Disiplinës (sot) treguan dy standarte kur hidhen shishe me uji në fushën e lojës. TURP!!! Pse vetëm ne si të njerkës?!

VENDIMI!
Ishim në dijeni për atë çfarë përcakton rregullorja në rast se një ekip nuk paraqitet në njërën prej ndeshjeve të kampionatit. Ndaj, lajmi për humbjen në tavolinë 0-3 dhe zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi nuk përbënë diçka të re për klubin tonë. Ne i treguam FSHF-së që jemi të gatshëm të sakrifikojmë 9 pikë, por jo të na i rrëmbeni ato me “hajdutëri”. Kemi një skuadër që nuk tundohet nga asnjë prej ekipeve elitare, dhe jo më… Apolonisë. Na duhen vetëm 3 minuta për të mposhtur Apoloninë, qoftë në Berat, ashtu edhe në Fier.

RIKTHEHEMI NË FUSHË
Tomori do të rikthehet këtë fundjavë në fushën e blertë ndaj KF Elbasani, ku këtë herë jemi më të uritur se kurrë për të treguar më të mirën në fushën e lojës. Skuadra po përgatitet intensivisht dhe atmosfera është pozitive. Nuk na poshtërojnë dot disa pseudo-zyrtarë, arbitra apo edhe serbët bardhejeshil.

MIQËSORJA
Është mbyllur me fitoren e ballshiotëve 2-1 ndeshja miqësore ndaj Bylisit, ku autori i golit për skuadrën tonë ka qenë mesfushori Salvador Gjonaj. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të ndeshjes së kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online