Kinezët e Dalian nuk ndalen, pas Hamshik firmos dhe Boateng
Dalian Jifang arriti të sillte në Kinë një lojtar të një kalibri elitar si Marek Hamshik. Për shërbimet e sllovakut klubi kinez pagoi 20 milionë euro në arkat e Napolit, ndërsa lojtari firmosi një kontrata 3-vjeçare prej se cilës do të përfitojë 8 milionë euro në sezon.
Megjithatë, drejtuesit e Dalian nuk kanë janë mjaftuar me aq. Pak orë më parë klubi kinez zyrtarizoi transferimin e sulmuesit ganez Emanuel Boateng, kartoni i të cilit u ble nga klubi i Vijarealit për 10 milionë euro.
OFFICIAL?Ghana NT Striker Emmanuel Boateng join Dalian Yifang from Levante. Welcome??? @EmmanuelBoaten8 pic.twitter.com/LgDVDbHRfc
— DalianYifangFC/????????? (@DalianYFC) February 20, 2019
Yje të tjerë në këtë ekip janë Janik Ferrira-Karrasko dhe Nikola Gaitan që një vit më parë u transferuan nga Atletiko.