Vëllai luajti baste sportive, federata pezullon Starrixh

Futbollisti anglez, Dainel Starixh është dënuar nga Federata Angleze me pezullim nga futbollit për shkak se u provua se ai ka shkelur rregullat duke vendosur baste sportive. Prej dekadash në Angli zbatohet ky rregull i veçantë, ku vit pas viti futbollistë të ndryshëm dënohen me pezullime nëse zbulohet që ata luajnë baste sportive të çfarëdoshme.

Ai që ka vënë në telashe Starrixh ka qenë vëllai i tij, i cili vendosi një bast për transferimin e Starrixh në te Sevija në janarin e vitit 2018. Në fund marrëveshja me Sevijën nuk u konkretizua dhe Starrixh kaloi te Uest Hem, por ishte tepër vonë pasi autoritet angleze pikasën bastin e të afërmit të sulmuesit.

Në fakt, pezullimi është thjesht simbolik pasi zgjat vetëm për muajin korrik. Krahas pezullimit Starrixh do i duhet të paguajë një gjobë prej 75 mijë paundësh. Federata Angleze ishte e pakënaqur nga dënimi i lehtë i dhënë nga komisioni i dënimeve dhe pritet që ta apelojë çështjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online