E para ndez “motorët”: 10 ekipe në fushë, sytë në Shkodër e Kavajë

Zhvillohen sot ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Parë, ku në Grupin A do të luhen vetëm dy prej tyre, ndërsa në Grupin B luhen tre ndeshje të kësaj jave. Ndërsa dy skuadrat kryesuese, Vllaznia në Grupin A dhe Bylisi në Grupin B do t’i luajnë të dielën ndeshjet e tyre të javës së 16-të.

Në Grupin A, Erzeni shkon në përballjen me Veleçikun me atmosferën e fitores një javë më parë ndaj Vllaznisë, ndërkohë që koplikasit do të shfrytëzojnë fushën e tyre për të mos dalë pa pikë nga “Reshit Rusi”. Në këtë grup sot luhet edhe Burreli-Korabi, ndeshja që i ndan të dyja skuadrat në renditje: Korabin në pesë skuadrat e para dhe Burrelin në pesë skuadrat që do të luajnë për mbijetesë.

Ndërsa në grupin B, sot  luhet kryendeshja Besa-Egnatia, ku si rrallë në vitet e fundit në këtë kategori,të dyja këto skuadra janë me të njëjtin synim, ngjitjen në Kategorinë Superiore. Dy skuadrat e vendeve të fundit në këtë grup luajnë në transfertë, ku Elbasani do të provojë për një rezultat pozitiv në Lushnje, e po kështu Egnatia në Orikum. Të gjitha ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Parë do të nisin në ora 14:00.

AGRON KAJA

KATEGORIA E PARË – Java 16

GRUPI A
Sot, datë 9 shkurt 2019
Veleçiku-Erzeni           14:00
Burreli-Korabi             14:00
GRUPI B
Sot, datë 9 shkurt 2019
Besa-Egnatia               14:00
Lushnja-Elbasani        14:00
Oriku-Turbina             14:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online