Vazhdon “gjuetia” për konkurrentin e Hysaj, dy mbrojtës në balotazh

Largimi i veteranit Kristian Maxho pas plot dhjetë vitesh nga klubi i Napolit, ka shtyrë këta të fundit të hidhen në merkato për një alternativë tjetër për rolin e mbrojtësit të krahut të djathtë që prej tri sezonesh është i “blinduar” nga mbrojtësi i kombëtares sonë Elseid Hysaj.

Por, sipas lajmeve që po qarkullojnë në mediet italiane, presidenti Aurelio De Laurentis kërkon të afrojë një futbollist të aftë të rivalizojë me shkodranin për një vend titullari dhe jo thjesht një ngrohës stoli për raste emergjencash.

Emrat që kanë qarkulluar kanë qentë të shumtë, por me kalimin e javëve rredhi është ngushtuar në vetëm dy futbollistë. Kandidati më i përfolur është Mateo Darmian, por kërkesat e mëdha financiare të Mançester Junajtid mund të bëjnë që marrëveshje midis palëve të mos konkretizohet, ndërsa plani B ndodhet në kampionatin francez. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Lilës, Kevin Malkuit, i cili është një opsion shumë herë më i lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online