Shkëndija ka me se të krenohet, Ibraimi mbret i dy raundeve të para

0

Shkëndija arriti që të merrte një kualifikim historik nga Sherifit të Tiraspolit. Skuadra tetovare po bën mirë në arenën ndërkombëtare dhe tani do të ndeshet me RB Salcburg në raundin e tretë kualifikues të Championsit.

Veç kualifikimit, kuqezinjtë kanë dhe një arsye tjetër që të krenohen, pasi lista e shënuesve më të mirë në Ligën e Kampioneve kryesohet pikërisht nga një lojtar i Shkëndijës. Besart Ibraimi është autori i pesë golave këtë edicion në kualifikueset e Championsit dhe është në krye të listës së shënuesve. Ibraimi realizoi 4 gola në raundin e parë dhe një gol në përballjen me Sherifin, duke u kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të  kuqezinjve.

Pas Ibraimit në listën e golashënuesve është sulmuesi i skuadrës së Ludogorets,Jakub Suierczok, me 4 gola. Më pas vijnë katër lojtarë me nga tre gola,duke nisur nga Cicilia i Suduvas, Edouard i Selltikut, Radonjiç i Crvena Zvezdës dhe Strandberg i suedeze të Malmoes.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.