Liria e Prizrenit duket se do të kthehet në një miks shqiptarësh nga Kosova e Shqipëria, me një ndarje thuajse përgjysmë.
Trajneri debutues Bledi Shkëmbi duket se kërkon të afrojë sa më shumë lojtarë ga Superiorja apo Kategoria e Parë, të cilët i njeh më mirë se ata që gjen te Liria, ndërkohë që nuk e njeh tregun kosovar.
Për këtë arsye, ish-kapiteni i Skënderbeut ka piketuar edhe mbrojtësin Elton Basriu, mëson “Sport Ekspres”.
Mbrojtësi nga Elbasani ka goxha eksperiencë në Superiore dhe në Kategorinë e Parë, ndërsa në sezonin e fundit ishte titullar te Kamza, duke dhënë një kontribut të madh për ngjitjen në Superiore.
Tani ka ardhur thirrja nga Shkëmbi dhe Basriu do të tentojë aventurën e parë jashtë kampionateve të Shqipërisë.
Më parë, edhe Jetmir Sefa, Endri Vrapi e Artur Magani kanë pranuar ofertën e Lirisë.