Skënderbeu rinovon listën, bën vend për një futbollist

UEFA ka rinovuar listën e Skënderbeut në prag të sfidave të turit të dytë kualifikues në Europa League.

Sipas rregullores, klubi korçar ka të drejtë të bëjë modifikime dhe e ka bërë, sepse ka lënë jashtë liste mesfushorin Nazmi Gripshi.

Ish-talenti i Teutës nuk luajti as në turin e parë, ndaj klubi e ka lënë jashtë liste, duke krijuar një vend për një emër tjetër, që mund të shkohet deri 24 orë pas ndeshjes ndaj Kairatit në Kazakistan.

Me shumë mundësi do të jetë Soue, sulmuesi i Kievos që Skënderbeu po mundohet ta bëjë të vetin, por jo thjesht në huazim.

SKUADRA

Portierë: Orges Shehi, Aldo Teqja, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Tefik Osmani, Marko Radas, Bajram Jashanica, Gledi Mici, Leonit Abazi, Kristi Vangjeli, Bruno Lulaj

Mesfushorë: Bakari Nimaga, Bruno Dita, Donjet Shkodra, Afrim Taku, Sabjen Lilaj, Gjergji Muzaka, Nazmi Gripshi, Uerdi Mara, Liridon Latifi, Reza Karim, Enis Gavazaj

Sulmues: Xhejms Adeniji, Sebino Plaku, Goran Vujoviç, Anteo Osmanllari

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online