Varan braktis Realin, gjiganti evropian bën gati 100 milionë euro

Reali ka bërë një ndër sezonet më të dështuar të viteve të fundit aktualisht dhe tashmë ka nisur prej kohësh të mendojë për sezonin e ardhshëm. Pika kryesore për ringritjen, shihet të jetë merkatoja e verës, ku pritet të afrohen shumë lojtarë.

Janë përmendur disa emra për një kalim të mundshëm në “Bernabeu”, ndërkohë për merkaton në dalje, thuajse nuk është folur aspak. Pikërisht, ditën e sotme, është raportuar në media, se Rafael Varan do të largohet në fundin e sezonit, me mbrojtësin francez që e ka shprehur hapur këtë dëshirë te drejtuesit e klubit.
Sipas lajmeve të fundit në mediat spanjolle, por jo vetëm, për Varan duket se ka nisur të mendojë seriozisht Juventusi, që pritet të ofrojë 100 milionë euro. Klubi bardhezi, e sheh francezin si liderin ideal të mbrotjes, me Kielinin që është në moshë të madhe, po ashtu edhe Leonardo Bonuçi.

Për momentin janë vetëm spekulime, por diçka është e sigurt, merkatoja këtë verë do të jetë mjaft e nxehtë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online