Van der Sar: Ajaksi ka një vizion të qartë, ia kam treguar dhe Anjelit

Ajaksi vazhdon të mahnisë të gjithë Europës me paraqitjet që po bën dhe holandezët janë shumë pranë finales së madhe së Champions League pas fitores 0-1 në fushën e Totenhemit mbrëmjen e shkuar. Drejtori sportiv i Ajaksit, Edvin Van Der Sar tha se çdo vit që kalon është edhe më e vështirë që futbolli të ketë histori të tilla si Ajaksi, pasi paraja po dominon futbollin.

“Ne duhet të krijojmë një sistem të cilin klubet e tjera të vogla ta përdorin dhe të luftojnë kundër skuadrave të mëdha. Klube si ne, Selltiku, Benfika, Anderlehti, Salcburgu, Gallatasaj ose Fenerbaçe duhet të jenë pjesë e këtij sistemi.

E kam diskutuar edhe me Anjelin. Kam bërë publik vizionin tim, por sistemi aktual që ekziston në futboll bën diferencën dhe të gjitha klubet e mëdha vetëm po shpenzojnë, duke vënë paranë në qendër të vëmendjes. Ne si Ajaks, duhet të ndërtojmë një formacion me lojtarë që i rrisim që të vegjël, ndërsa klubet e mëdha i blejnë të gatshëm. Kjo gjë nuk është aspak pozitive dhe duhet të ndryshojë diçka”, tha Van der Sar për “The Scotish Sun”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online