Murinjo në sulm: Klop nuk fiton asgjë, por nuk preket!

Zhose Murinjo është rikthyer të vjedhë vëmendjen e mediave, teksa një natë më parë pas sfidës mes Barcelonës dhe Liverpulit, reagoi duke deklaruar se Klop nuk ka fituar asgjë prej tre vitesh e gjysmë dhe vijon të ketë besimin e klubit.

“Special One” shtoi se trajneri gjerman po lufton për herë të parë për Premier Ligën që kur ka ardhur në stol dhe besimi ndaj tij nuk është diskutuar asnjëherë. Gjithsesi, sulmi i Murinjos nuk kishte si shënjestër Klop, por drejtuesit e Mançester Junajtid, të cilët e shkarkuan në mes të sezonit portugezin.

“Jurgen Klop është te Liverpuli prej tre vitesh e gjysmë dhe nuk ka fituar ende asgjë. Sidoqoftë, ai vijon të ketë besimin e klubit në projektin e tij. Këtë sezon, për herë të parë kanë qenë në garë për të fituar Premier Ligën, gjë që më parë nuk ka ndodhur me Klop në stol. Shikoni ekipin që luajti ndaj Barcelonës. Sa prej tyre ishin në ekip përpara se të vinte Klop?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online