Valverde: Oblak ishte i jashtëzakonshëm, ju tregoj këshillat që i dhashë ekipit!

Ernesto Valverde është ndalur të flasë pas fitores 2-0 ndaj Atletikos në “Camp Nou”. Golat e Suarez dhe Mesit në fund i dhanë fitoren katalanasve, që thuajse e kanë hipotekuar titullin. Trajneri është munduar të qëndrojë me këmbë në tokë. Ai pohoi se mund të ketë ndryshime ndaj Mançester Junajtid në fundjavë dhe analizoi hollësisht ndeshjen, duke u ndalur në episodet që ekipi çaloi, por edhe në momentet e mira. Në fund u ndal te ndeshja e ardhshme ndaj “Djajve të kuq”.

ASGJË NUK KA MBARUAR – “Një nga objektivat ishte që të shkonim në Mançester me moral të lartë dhe pas kësaj ndeshje e arritëm këtë. Duhet të vazhdojmë, nuk kemi fituar asgjë. E dimë se është një fitore e madhe. Kemi marrë tri pikë të rëndësishme. Jemi më afër, por duhet të vazhdojmë sepse akoma nuk kemi asgjë të sigurt. Janë ende ndeshje për të luajtur dhe shumë pikë në lojë”.

ANALIZË E NDESHJES – “Ndeshja filloi me ritëm të lartë dhe ata ishin të rrezikshëm. Kishim dy raste të pastra me Kutinjon dhe Albën. Largimi i Diego Kostës e ngadalësoi ndeshjen. Duhej të kishim përfituar nga epërsia numerike, por nuk ia arritëm. Ata ndryshuan modulin dhe ne nuk gjetëm dot pika pasimi. Në pushim u shpjegova djemve se na duhej më shumë ritëm, sepse ata ishin me një më pak. Më pas ata ndjenë lodhjen, por portieri i tyre ishte i jashtëzakonshëm. Në fund ndodhi ajo që pamë”.

MANÇESTER JUNAJTID– “Të mërkurën na pret një ndeshje e madhe. Është një ekip i fortë dhe luajnë me zemër. Janë djem të talentuar dhe një skuadër e fortë fizikisht. Është një klasike e futbollit europian. Barça nuk ka fituar kurrë në ‘Old Trafford’, por ne do përpiqemi ta ndryshojmë këtë. Ndryshime në Angli? Kur ka shumë ndeshje në një kohë kaq të shkurtër, natyrisht që mund të ketë ndryshime”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online