Valverde: Ndeshje pa favoritë, nuk varemi nga Mesi!

Barcelona dhe Reali i Madridit do të përplasin brirët mbrëmjen e nesërme në “El Clasicon” e dytë për këtë sezon. Ndeshja është e vlefshme për gjysmefinalet e “Copa del Rey”. Në kuadër të sfidës, ka folur trajneri i Barcelonës, i cili në konferencën e zakonshme një ditë përpara ndeshjes ka dalë përpara mediave.

Ernesto Valverde është pyetur për gjendjen e Leo Mesit, i cili është i dëmtuar dhe rrezikon të mos jetë pjesë e ekipit mbrëmjen e nesërme. Gjithashtu, tekniku i blaugranave u pyet dhe mbi ndeshjen dhe çështjen e kualifikimit, por edhe për rikthimin e mundshëm të Dembele.

NDESHJA – “Nuk mendoj se në një gjysmëfinale midis Barçës dhe Reali ka favoritë. Kualifikim është krejtësisht i hapur. Kemi lojtarë të mirë, më të mirët në Botë, por edhe ata kanë lojtarë të mirë gjithashtu, kështu që gjithçka do të jetë e hapur.”

DËMTIMI I MESIT – “Nëse Leo ndihet mirë mund të jetë në lojë, por gjithsesi është herët për të folur. Nuk besoj se do të ndryshojë plani i lojës në varësi të prezencës së Mesit. Ne gjithmonë mundohemi të bëjmë lojën tonë. Të kemi topin dhe të shënojmë gola.”

DEMBELE – “Do të testohet përsëri dhe do të shohim deri në momentin e ndeshjes në rast se do të luajë apo jo.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online