Useini lojtar i lirë, Flamurtarin e pret gjyqi i radhës

Flamurtari ka humbur edhe një titullar të rëndësishëm. Mesfushori Muhamed Useini e ka mbyllur bashkëpunimin me vlonjatët, pasi klubi nuk po i përgjigjej kërkesave të tij për t’i shlyer pagat e padhëna në muajt e fundit.

Nisur nga kjo situatë, ai ka tërhequr lejekalimin dhe prite të transferohet në Maqedoni. Merkato atje mbyllet me 15 shkurt dhe ofertat nuk i mungojnë. Më parë ishte Siljanovksi ai që u largua dhe veshi fanellën e Rabotniçkit.

Useini, veçse largohet nga Flamurtarit, do të hedhë një tjetër hap kundër ish-klubit të tij. Pritet që palët të përballen në FIFA për pagat e prapambetura. Tashmë në klubin vlonjat duhet të bëhen gati për një tjetër gjyq.

Mesfushori 30-vjeçar iu bashkua Flamurtarit verën e shkuar dhe ishte ndër të preferuarit e ish-trajneri Shpëtim Duro. Sezonin e parë u aktivizua në 33 takime (31 i nisi nga minuta e parë) dhe arriti të shënonte edhe dy gola me fanellën e vlonjatëve.

Këtë sezon trajneri Daja disa ndeshje nuk e preferoi, por më pas ndryshoi mendim. Useini ka lujtur në 17 takime dhe tashmë mbetet për t’u mësuar skuadra  e re ku do ta vijojë karrierën. Në Vlorë ishte eksperienca e tij e parë jashtë Maqedonisë, ku ka luajtur me Shkëndijën e Tetovës, Renovën dhe Rabotniçkin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online