Ernesto Valverde nuk mundi ta çonte Barcelonën në gjysmëfinalet e Champions-it të kaluar. Në provën e tij të dytë, tekniku bask duhet kalojë Mançester Junajtid, ndaj cilëve mori një rezultat pozitiv 0 – 1 në “Old Trafford”.
Në daljen për shtyp, Valverde u shpreh se skuadra e tij nuk duhet të bëjë gabimin e PSG-së që e la kualifikimin të hapur deri në momentin e fundit.
NDESHJA – “Ideja jonë është që të futemi për ta fituar. Duhet të zhvillojmë atë lojë që dimë të bëjmë ne. Ata mund të na ndëshkojnë në momentet e fundit”.
DEMBELE – “Dembele është i grumbulluar dhe mund ta nisë nga minuta e parë, por nuk e di sa minuta mund të mbajë, pasi nuk luan prej disa javësh”.
KUNDËRSHTARI – “Çfarë kam më shumë frikë te Mançester Junajtid është shpirti i garës dhe historia që kanë krijuar. Janë shumë të rrezikshëm”.
ELIMINIMI NDAJ ROMËS – “Ajo eksperiencë e dhimbshme na hyn në punë tani. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se nuk do ta kemi të lehtë të kalojmë më tutje”.