48 orë ankth te PSG, sytë nga dyshja Nejmar-Mbape

Braziliani Nejmar dhe Kilian Mbape janë dy lojtarët më të shtrenjtë në historinë e futbollit, por kjo nuk i mbron nga dëmtimet. Si Nejmar ashtu dhe Mbape u dëmtuan mbrëmjen e djeshme, duke krijuar një panik të jashtëzakonshëm në radhët e kampionëve të Francës, që mendojnë për ndeshjen me Liverpulin mesjavën e ardhshme.

Braziliani ka pësuar një tërheqje në takimin me Kamerunin dhe siç raporton PSG do të jetë shumë e vështirë që braziliani të jetoi i gatshëm për takimin me “The Reds”. Një situatë disi më premtuese është ajo e francezit, i cili ka pësuar një lëndim në shpatull dhe me shumë mundësi mund të jetë gati për takimin e Championsit.

Fat i keq që të dy “yjet” e skuadrës së Parisit dëmtohen në të njëjtën kohë. Synimi i madh i PSG-së është Champions-i dhe në rast se ndaj anglezëve nuk regjistrohet një fitore atëherë do të ndërlikohej pozita e tyre dhe do të rrezikohej jo pak që të mos kalohej as grupi. Tifozët janë sy e veshë nga njoftimet e klubit dhe luten që dy lojtarët më të mirë të skuadrës të jenë gati për takimin e javës së ardhshme. Stafi mjekësor ka kërkuar 48 orë kohë për të dalë në konkluzionin e saktë nëse do të jenë të gatshëm këto dy sportistë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online