Unionit të Boksit Shqiptar është pranuar si anëtare me të drejta të kufizuara (pa të drejtë vote për një vit) në konfederatën më të rëndësishme të boksit profesionist në Europë, “EBU” (Europian Boxing Union).
Ky vendim u mor në mbledhjen më të fundit të kësaj konfederate në Shibenik të Kroacisë. Unioni i Boksit Shqiptar është e vetmja shoqatë që mbështet sportin e boksit profesionist në Shqipëri.
Deri para këtij vendimi Shqipëria në ndryshim nga vendet e tjera të rajonit nuk kishte asnjë shoqatë të lidhur me këtë konfederatë që prej dekadash është numri një në arenën e boksit profesionist në Europë.