Moshat kuqezi, talente nga të gjitha anët e Europës

Shqipëria U17 dhe U16 do të jenë në aksion së fundmi, teksa kombëtarja e 17-vjeçarëve, që drejtohet nga tekniku Elvin Beqiri, do të zhvillojë më 5 dhe 7 qershor miqësore me Maqedoninë e Veriut. Ndeshja e parë zhvillohet në Korçë, kurse e dyta në Strugë. Kuqezinjtë janë grumbulluar nga dita e djeshme në qytetin juglindor.

Ndërkohë, sot në është grumbulluar Shqipëria U16. Kuqezinjtë e drejtuar nga Elvis Sina po përgatiten në Durrës dhe më pas do të marrin pjesë në turneun “Etlinger 2019”, që zhvillohet në Kroaci në periudhën 7-9 qershor.

Që ditën e parë do të luajnë dy takime, kundër Spalit në orën 11:30 dhe ndaj Dinamo Brest në orën 16:00. Ndeshja e dytë zhvillohet një ditë më pas, më 8 qershor, kundër Dinamos së Zagrebit. Kjo përballje luhet nga ora 17:30. Më datë 9 qershor luhen finalet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online