“Unë i acaruar? Më jepni kohë sa të heq maskën!”

Atalanta humbi një shans të artë për t’iu bashkuar Milanit në vendin e katërt. Ekipi bergamask nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Empolit në shtëpi. Berisha dhe Gjimshiti nuk u zgjodhën titullarë nga trajneri Gasperini për këtë sfidë, ndërsa Veseli e luajti të plotë ndeshjen për miqtë.

Trajneri i Atalantës ka analizuar ndeshjen, që e konsideron si fantastike. Atalanta dominoi totalisht, krijoi shumë raste për gol, goditi 45 herë portën, por portieri Dragovski ndali gjithçka. Polaku ishte në formë të shkëlqyer dhe zhvilloi me shumë mundësi ndeshjen më të mirë në karrierë.

Zhvilluam një ndeshje të jashtëzakonshme. Na vjen keq për rezultatin, por nuk kam asnjë qortim për ekipin. Ishim të pafat në disa raste dhe portieri i tyre u tregua shumë i aftë. Sulmuam pafund me një intensitet të lartë, morëm vetëm një pikë, por s’ka asnjë problem. Më duhet të acarohem? Më jepni pak kohë, këtu jam me një maskë të bukur”, përfundon me shaka Xhan Piero Gasperini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online