Limaj gati për Gjokën, sytë nga kapiteni Shameti

Kukësi përballet me Tiranën të shtunën dhe për trajnerin Ernest Gjoka rikthehet i gatshëm mesfushori Veseli Limaj. Autori i golit të fitores me Laçin mungoi ndaj Flamurtarit për shkak kartonësh, por tanimë e ka shlyer pezullimin. Kështu stafi teknik mund të bëjë llogari me të në fushë.

Fatmirësisht te Kukësi nuk ka lojtarë të pezulluar për këtë javë, ndërkohë që mbetet për t’u parë gjendja e kapitenit Ylli Shameti. Ai ka nisur stërvitjen me skuadrën, por prej disa kohësh ka kryer terapi dhe sigurisht do i duhet kohë për të kapur ritmin e shokëve të skuadrës.

Sigurisht prania e tij në fushë është e rëndësishme, pasi gjirokastriti është një lider. Gjithashtu në ndeshjen e fundit me Flamurtarin u panë gabime në prapavijë, që duhet të eliminohen menjëherë. Kundër Tiranës është një ndeshje e vështirë dhe në kampin verilindor e dinë mirë këtë. Humbja në fazën e tretë, ende djeg te Kukësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online