Mançester Junajtid po vazhdon të kërkojë për një mbrojtës kalibri. Anglezët kërkuan me insistim Kulibalinë e Napolit dhe Shkriniar të Interit, por drejtuesit e klubeve italianë kanë refuzuar çdo ofertë.
“Djajtë e Kuq” mund t’i rikthehen një piste të vjetër që quhet Samuel Umtiti. E ardhmja e francezit lidhet ngushte me atë të Matijs De Ligt. Kapiteni i Ajaksit është shumë pranë kalimit te Barcelona.
Diçka e tillë mund të vinte në dyshim hapësirat në formacion të kampionit të botës, i cili mund të zgjedhë ishullin për të vazhduar karrierën. Junajtid është gati për t’i bërë një ofertë Barcelonës për Umtitin, por në fillim duhet mësuar e ardhmja e De Ligt.