Ultrasit e Bolonjës sulmojnë ata të Torinos, Salvini: T’i kalbim në burg idiotët

Sot zhvillohet java e fundit për këtë vit e Serie A dhe gjërat nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë. Dhuna ka shpërthyer përsëri në futbollin italian. Një grup tifozësh i Torinos ishin nisur drejt Romës, aty ku luhet ndeshja me Lacion.

Ata kanë ndaluar në një autogril afër Firences, ndërsa kanë mbërritur dhe disa ultras të Bolonjës. Këta të fundit ishin nisur drejt Napolit për të ndjekur ekipin e tyre. Siç raporton “Corriere di Torino”, tifozët e Bolonjës kanë sulmuar ata torinezë, duke goditur autobusin dhe thyer xhamat e tij.

Autobuzi i sulmuar i tifozëve të Torinos

Bolonjezët janë “zhdukur” përpara ardhjes së policisë, ndërsa tifozët granata kanë vazhduar udhëtimin, duke përdorur kartonë në vend të xhamave të thyer.

Për episodin e ndodhur ka reaguar dhe Mateo Salvini, ministri i brendshëm. “Le të fillojmë t’i mbajmë në burg këta idiotë, të cilët nuk duhet të shkelin më kurrë në stadiume, derisa të zhduken. Një tifoz i vërtetë nuk gjuan me gurë, ose përdor thika, zero tolerancë”, shkruan i irrituar Salvini në faqen e tij në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online