Laçi merkato në rajon, ka të reja nga Najdenov

0

Laçi nis përgatitjet më 4 janar, ndërkohë që drejtuesit po punojnë për të bërë disa përforcime. Gjetja e një sulmuesi është objektivi kryesori dhe trajneri Besnik Prenga po përpiqet të shfrytëzojë njohjet e tij në Kroaci dhe të sjellë në Superiore një goleador për skuadrën e tij.

Por lëvizje nuk do të ketë vetëm në sulm. Bardhezinjtë do të kërkojnë të bëjnë edhe 2-3 lëvizje të tjera, në mënyrë që stafi teknik të ketë një grup të kompletuar për pjesën e dytë të sezonit aktual. Vetë trajneri Prenga e ka shprehur se i duhen alternativa.

NAJDENOV – Numri 10 i kurbinasve u dëmtua në ndeshjen me Kastriotin. Mesfushori theu një nga gishtërinjtë e këmbës dhe iu desh të bënte një ndërhyrje. Ditët e fundit ai ka qenë në kryeqytet dhe ka hequr shufrën metalike të vendosur në gishtin e vogël të këmbës.

“SportEkspres.com” mëson se Bojan Najdenov do të bashkohet me ekipin më vonë. Konkretisht ai do të dalë në stërvitje më 10 janar, një javë pas shokëve. Pritet që mesfushori të jetë gati me nisjen e pjesës së dytë të sezonit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.