Grezda as në stol, “Një katastrofë, vlen… 20 sterlina”

Eros Grezda po kalon një moment jo të mirë. Në Skoci nuk po arrin të bëjë më të mirën dhe kritikat nuk kanë munguar gjatë kësaj periudhë. Së fundmi ka pasur edhe një dëmtim të lehtë, çka ka bërë që të humbë derbin me Sëlltikun që luhet prej orës 13:30.

Kris Suton, një ish-lojtar i Rejnxhërs, nuk është kursyer dhe i ka cilësuar si një katastrofë paraqitjet e Grezdës deri më tani. Jo vetëm kaq, por ai thekson se me atë që ka dhënë në fushë, ai është një lojtar që vlen 20 sterlina.

“Rejnxher ka një problem të madh, ka pak shkëndija. Eros Grezda për shembull ka qenë një katastrofë deri më tani. Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi, ka thënë se ai është një futbollist që do të vlejë 20 milionë euro, por me atë që ka dhënë deri tani, do ketë dashur të thotë 20 sterlina”, ëshët shprehur Suton për “Daily Record”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online