Uanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Ikardit ka folur për emisionin sportiv “Tiki Taka” pas barazimit pa gola të Interit ndaj Atalantës. Fatmirësisht këtë radhë pa krijuar polemika mes burrit të saj dhe klubit.
Ajo është shprehur se ndihet shumë e lumtur që Ikardi është kthyer tashmë me skuadrën dhe jep mendimin e saj për ndeshjen ndaj ekipit të Etrit Berishës.
“Atalanta është një ekip shumë cilësor dhe kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë. Ishte një rezultat i mirë për të dy ekipet. E gjithë familja jemi të gëzuar teksa shikojmë Mauron të bëjë atë çka ai do më së shumti. Ishtë një nga ndeshjet më të mira të tij me zikaltrit”, përfundoi Uanda.