Titullari i Kukësit në spital, sytë nga mjekët

Kukësi ka probleme para ndeshjes me Laçin. Skuadra verilindore nuk do të ketë në dispozicion për ndeshjen me Laçin kapitenin Ylli Shameti dhe mbrojtësin qendror Gëzim Krasniqi. Ky i fundit e ka mbyllur sezonin pas një dëmtimi në gju në sfidën e fundit me Kastriotin.

Për të mos mjaftuar këta të dy, edhe Irakli Dzaria ka probleme shëndetësore. Gjeorgjiani, sikurse mëson Sportekspres.com, prej disa ditësh ndodhet i shtruar në Spitalin Infektiv në QSUT.

Dzaria po kalon një virozë, që është shoqëruar me temperaturë të lartë. Gjatë kësaj periudhe ka qenë në nën mbikëqyrjen e mjekëve. Mesfushori ka kryer analiza të shumta për të mësuar ekzaktësisht problemin e tij shëndetësor.

Trajneri Ernest Gjoka do të duhet të bëjë pa të në transfertën e vështirë me Laçin. Duke qenë se Teqja duhet të tërhiqet në mbrojtje, ku mungesat janë të shumta, duhet gjetur një zgjidhje për qendrën e mesfushës. Limaj dhe Rroca janë opsionet kryesore, ndërkohë që edhe Musolli është rikuperuar dhe pret shansin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online