Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola ka folur me bindje të plotë për kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalet e Champions League, pavarësisht se kanë humbur 1-0 ndeshjen e parë kundër Totenhemit. Në fjalën e tij, Guardiola tha:
“Nuk ëndërroj për gjëra që janë shumë larg. Thjesht dua të arrij në gjysmëfinale. Çfarëdo që të ndodh nesër, sezonin e ardhshëm do të jemi sërish te hedhja e shortit në Monako në gusht. E di që lojtarët e mi janë të fokusuar te ndeshja e nesërme, të arritja e gjysmëfinales.
Nuk e di sa duhet të bëjmë që të arrijmë në finale. Një herë kam arritur në finale me vetëm një goditje në portë. Një herë tjetër, kemi gjuajtur 33 herë dhe nuk ia dolëm. Futbolli është thjesht një lojë dhe gjithçka mund të ndodhë.
Po të më pyesni mua, them se jemi në gjysmëfinale. Edhe para ndeshjes së parë, edhe pas ndeshjes, me aq sa kam parë kam besim se do t’ia dalim. Nëse nuk fitojmë me Totenhemi në Champions League dhe në kampionat, humbasin dy trofe. Prandaj lojtarët janë të motivuar.
Liverpuli ka qenë një rival i pabesueshëm. Zakonisht, me 85, 84 pikë fiton titullin kampion. Gjithsesi, në fund vetëm një nga ne do të fitojë! Çdo lojtar është i gatshëm, kemi qenë me fat. Kemi dy ekipe të plota dhe do të konkurrojmë në çdo kompeticion, në çdo ndeshje, në çdo minutë, në çdo sekondë. Ne i arrijmë objektivat tona dhe objektivi ynë momental, është arritja e gjysmëfinaleve të Champions League”, tha Gurdiola.