Befason Bartomeu: Dembele, lojtar më i mirë se Nejmar

0

Presidenti i Barcelonës, Hosep Maria Bartomeu, i ka befuasuar të gjithë sot me deklaratën e tij: “Dembele është një lojtar më i mirë se Nejmar. Ai është rritur shumë dhe është ambientuar me skuadrën.” Këto ishin fjalët e numrit një të klubit katalanas, që morën vëmendjen më të madhe në mediat iberike.

Nuk është hera e parë që Bartomeu i ngre në piedestal lojtarët e rinj te Barcelona, pasi këtë gjë e ka bërë shpeshherë që nga koha kur ka marrë drejtimin e klubit. Është folur shpeshherë për një rikthim të Nejmarit te Barcelona, por fjalët e sotme të presidentit katalanas e mohojnë kategorikisht një rikthim të yllit brzilian.

Për më tepër, sulmuesi i PSG-së ka marrë dhe një mesazh aspak të mirë nga ish-presidenti i tij, çka e largon edhe më shumë dyshen nga njëri-tjetri. Tashmë, Dembelesë nuk i mbetet gjë tjetër veçse të luajë sa më mirë, në mënyrë që besimi i presidentit të mos bie në vesh të shurdhër.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.