U afrua bujshëm në verë, “divorci” i radhës te Kukësi

Kukësi në verë bëri shumë lëvizje në merkato dhe një prej afrimeve ishte Arbër Çyrbja. Sulmuesi anësor i Teutës ishte një nga lojtarët më të kërkuar dhe verilindorët madje u desh të paguanin për kartonin e tij në klubin durrsak. Me “Djemtë e Detit” ai kishte spikatur, teksa kishte shënuar edhe shtatë gola.

Gjërat nuk kanë shkuar mirë për 25-vjeçarin te Kukësi. Çyrbja ka luajtur vetëm 21 ndeshje si titullar dhe pritshmëritë për të kanë qenë të larta. Ndryshe nga se kishte bërë në Durrës, ai nuk arriti dot që të gjente rrugën e rrjetës në kampionat.

Në finalen e Kupës së Shqipërisë ai nuk u preferua nga fillimi, ndërkohë që mësohet se së fundmi ai ka pasur një bisedë me drejtuesit e Kukësit për të ardhmen. Burime të SportEkspres.com mësojnë se Çyrbja ka kërkuar që të lihet i lirë dhe pritet që të mos ketë pengesa.

Kështu i është premtuar të paktën dhe pritet që të marrë lejekalimin në mënyrë që të mund të gjejë një tjetër skuadër. Sigurisht ofertat për të nuk do të mungojnë, pasi cilësitë nuk i mungojnë. Ndoshta mënyra e lojës së Kukësit nuk ishte e përshtatshme për të dhe një sezon “jo” mund ta ketë kushdo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online