UEFA i ka dhënë fund praktikës së bërjes së një “syri qorr” ndaj stadiumit të Napolit “San Paolo”.
Shtëpia e klubit napolitan ndodhet prej vitesh në një gjendje të mjerueshme dhe ç’është më e keqja bashkia e qytetit dhe presidenti De Laurentis e kanë më shumë mendje te replikat e pafundme se sa te gjetja e një gjuhe të përbashkët për t’i dhënë zgjidhje këtij probleme.
Duke filluar nga sezoni i ardhshëm qyteti i Napolit nuk do të përjetojë më netë Champions-i. Çdo tifoz që dëshiron të ndjekë skuadrën e tij të zemrës teksa ndeshjet në arenën evropiane, duhet t’i hipë makinës e të udhëtojë 500 kilometra në veri.
Shtëpia e re e Napolit për ndeshjet e Champions League do të jetë stadiumi i qytetit të Bolonjës “Renato Dall’Ara”, edhe ky një impiant që mezi i plotëson kriteret e vendosura nga UEFA.