“Tre pikët janë detyrim!”, Fanatics gati për transfertën e Luftëtarit

Tirana do të luajë në transfertë përballë Luftëtarit. Të dyja ekipet, së bashku me Kastriotin, janë në luftën për mbijetesë, edhe pse në krahasim me krutanët kanë pozita më të qeta. Tifo-grupi bardheblu, Tirona Fanatics i ka bërë thirrje të gjithë tifozëve që të udhëtojnë drejt Gjirokastrës, pasi kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe Tirana ka nevojë për tifozët e saj. Në njoftimin e tyre, Fanatics shkruan:

Njoftimi i Fanatics: Të dielën, drejt Gjirokastrës! Të dielën, Tirona luan ndoshta ndeshjen më të veshtirë dhe vendimtare të sezonit, perballë Luftëtarit ne Gjirokastër! 3 PIKËT JANË DETYRIM!

Në keto kohë të vështira kur të gjithë punojnë kundër Tironës, Tirona nuk është vetëm. Kurrë nuk do të jetë! Tirona na ka ne, Tirona ka Fanatics!

Lajmëroni shok gjatë gjithë javës, e diela është bardheblu, i përket Tironës e na con te gjithëve drejt jugut, drejt Gjirokastrës…

VETËM PËR EMRIN E MODH TE TIRONËS! Detajet e transfertes do te publikohen ne nje njoftim te dyte… TF

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online