Tre gola në tre sezone, ofertë e çmendur për të “harruarin” e Liverpulit

Sulmues anglez i Liverpulit Deni Ings është një emër thuajse i harruar në skuadrën e Jurgen Klop. Tri sezone me “The Reds” nuk kanë shkuar si mos më keq për futbollistin e ardhur nga skuadra e Bërnlit në verën e e vitit 2015. Gjatë tri viteve të fundit Ings ka pësuar dëmtime të njëpasnjëshme, që e kanë lënë për shumë kohë jashtë fushave të blerta.

Tani është e qartë që Ings nuk është më në planet e Liverpulit dhe ankandi për të është hapur. Në zyrat e Liverpulit pritej të paktën një ofertë në kufijtë e 10 milionë paundëve ose diçka më pak, por çmenduritë financiare të klubeve angleze s’kanë të ndalur. Ings është shumë pranë kalimit te skuadra e Kristal Palas.  Klubi londinez ka ofruar 20 milionë paundë (25 milionë €) për kartonin e lojtarit anglez.

Shifra e ofruar nga Kristal Palas është për të vënë duart në kokë nëse merr parasysh faktin se Ings ka realizuar vetëm tri gola në tri sezonet e fundit të Premier League. Gjithsesi, në kampin e Liverpulit nuk kanë ndërmend ta humbasin këtë mundësi të artë biznesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online