Trashi jashtë ekipit, takim “kokë më kokë” me Ramën

Tetë fitore radhazi në kampionat, vendi i parë në klasifikim. Në këto kushte askush nuk mendon se ka ndonjë arsye që të këtë ndonjë çështje që të trazojë “ujërat” te Partizani. Pa shmë zhurmë, të kuqtë po bëjnë një kampionat të mirë dhe janë në rrugë të mbarë.

Por për të prishur “syrin e keq” ka menduar Lorenc Trashi. Pas ndeshjes me Luftëtarin ai iu drejtua menjëherë dhomave të zhveshjes dhe nuk festoi me skuadrën. Arsyeja: nuk i pëlqeu fakti që u zhvendos në krahun e djathtë të mesfushës.

Trajneri Skënder Gega nuk e ka pritur mirë veprimin e Trashit, që për më tepër në ndeshjen me Luftëtarin mbante shiritin e kapitenit dhe vetëm pak ditë më parë ka rinovuar kontratën me dy vite. Dje lojtari i linjës së majtë nuk ka dalë në stërvitje.

Nga ana e klubit nuk ka një qëndrim zyrtar, ndërkohë që vetë Trashi mbrëmjen e djeshme është takuar me drejtorin Olsi Rama. Nuk dihet për çfarë është biseduar, por duhet thënë se një klime e tillë para ndeshjes me Skënderbeun nuk i shërben askujt. Mbetet për t’u parë se çfarë zgjidhje do të gjejnë palët mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online