Një Murinjo që polemizon me të gjithë? Harrojeni, nuk ka më shanse!

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Juventusit u pa një Zhoze Murinjo i qetë. Komplimente për mbrojtjen e Juventusit dhe dyshen Kielini-Bonuçi. Asnjë koment për paraqitjen e ekipit të tij, që solli kritika të shumta në ishull. Juventus fitoi me vetëm një gol, por diferenca mes ekipeve ishte e dukshme.

Mançester Junajtid nuk është akoma gati për t’u përballur me ekipet e forta të këtij kompeticioni dhe kjo gjë solli kritikat e Pol Skolls dhe Rio Ferdinant. “Luajtën burrat kundër djemve” u shpreh ish-mbrojtësi në deklaratën e tij, duke thumbuar lojtarët e portugezit.

Ky i fundit u shfaq ndryshe në konferencë, i përmbajtur, asnjë polemikë dhe elozhe për ekipin kundërshtar. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur rastësisht siç citon “The Sun”. Familja Glazer që zotëron klubin e Junajtid është lodhur nga sjellja e trajnerit. Polemika, show në konferenca për shtyp, që zgjasin fare pak dhe për të frenuar rënien e imazhit të klubit nëpër botë, ata kanë vendosur të frenojnë trajnerin e tyre.

Nëse nuk ndryshon kurs, do të vijë shkarkimi i tij, kështu që Murinjo nuk ka alternativa. Qetësia është e nevojshme për të mbajtur vendin e punës dhe drejtuesit e klubit e kanë paralajmëruar, duke ia bërë të qartë. Përqendrim në punë, respekt për të tjerët dhe aspak polemika.

Murinjo është një mjeshtër i vërtetë në polemikat e krijuara dhe kjo gjë është në stilin e tij. Sherre me lojtarët, gazetarët, ndihmësin e Sarrit dhe, e fundit, thumbimi ndaj tifozëve juventin, duke iu treguar shenjën e tripletës së fituar me Interin në vitin 2010. Rezultatet aspak pozitive në fushën e blertë dhe sjellja e trajnerit kanë lodhur familjen Glazer, kështu që tani e mbrapa do të shijojmë një Murinjo ndryshe në prononcimet e tij. Më mirë kështu, për momentin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online