Trashi: E ardhmja? Titulli i pari. Merkato nuk të bën super të frikshëm!

Lorenc Trashi u shpall lojtari më i mirë i vitit 2018 dhe normalisht për anësorin e Partizanit ishte një vlerësim, sikurse edhe u shpreh në konferencën e sotme për shtyp. “Ndihem shumë i vlerësuar nga ky çmim, është një shtysë më shumë për të arritur objektivat me ekipin dhe objektivat personale”, u shpreh mbrojtësi i majtë i Partizanit.

Më tej ai foli edhe për gjendjen e ekipit dhe ndeshjen e radhës: “Luftëtari vjen pas një fitoreje ndaj Skënderbeut dhe moralisht është mirë. Gjithsesi, ne jemi përgatitur mirë dhe nuk e nënvlerësojmë kundërshtarin, renditja nuk ka vlerë. Uroj të dalim te loja që duam ne”.

OFERTAT – “Këto punë i di presidenti, nuk mund të hyj në këtë pjesë. Konkretisht nuk ka pasur ndonjë ofertë tunduese për klubin dhe për mua, ndaj kemi lënë gjithçka në pritje, të mbarojë kampionati një herë”.

Në verë u largua te Gabala Sabien Lilaj, i cili fitoi “Topin e Artë” të Superiore. A është ogur i mirë ky çmim? Trashi e komenton kështu: “Shpresoj të jetë kështu, por si fillim të shpresojmë të dalim kampion. Më pas gjithçka do shkojë mbarë për të gjithë”.

EKIPI SIVJET – “Partizani jo se nuk ka qenë ndonjëherë kaq i fortë, gjithë këto vitet e fundit kemi qenë pretendentë për titull. Këtë vit ndryshimi është se jemi shumë të qetë, ka një frymë tjetër në ekip. Trajneri ka bërë shumë mirë, të them të drejtën, dhe çdo gjë është ndryshe nga vitet e fundit për sa i përket qetësisë dhe harmonisë në ekip”.

ROLI I GEGËS – “Në aspektin personal, pjesën e komunikimit e kam pasur pak problem në të shkuarën dhe për mua është gjë shumë e mirë që të kem një trajner që komunikon shumë dhe sillet si shok, për të shpjeguar mirë atë që duhet bërë në fushë”.

MERKATO – “Besoj se për përforcime ka nevojë edhe Reali në këtë moment, jo më Partizani. Besoj se stafi do ulet të diskutojë për gjithçka pas përfundimit të ndeshjes së fundit. Ndoshta do kemi afrime, ndoshta nuk do kemi fare, të shohim”.

“Kundërshtarët po blejnë lojtarë, a keni frikë? Frikë nuk do e thosha, ne i njohim rivalët dhe nuk ka diferenca. Nuk është e thënë që kush blen tani do të jetë super i frikshëm në janar. Ekipet janë aty-aty, nuk mendoj se na frikësojnë blerjet e rivalëve. Pa ia ulur vlerat si sulmues, Shkurtaj ka qenë kundërshtari im, e ka bërë zgjedhjen e vet dhe mbetet rivali ynë në fushë”.

POZICIONI – Trajner Gega mendon se Trashin nuk e penalizon pozicionimi në mbrojtje për të dalë përpara dhe vetë mbrojtësi është dakord me të: “Realisht përgjigjen e dha trajneri. Unë pozicionohem në të majtë të mbrojtjes, por avancoj shumë dhe preferenca ime është mbrojtës i majtë, duke pasur lirinë për të shkuar përpara dhe për të ndihmuar ekipin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online