Largime dhe afrime te Reali, Perez gati për revolucion total

0

Reali po përgatit një revolucion të vërtetë në skuadër. Florentino Perez nuk e konsideron asnjë futbollist si të pashitshëm, ndërsa nga ana tjetër po vazhdon punën për të ofruar lojtarë të rinj në ekip. Ky grup ka arritur shumë dhe ka fituar gjithçka. Katër Champions të fituar në pesë vitet e fundit janë një rekord më vete, ndërsa sivjet ekipi ndodhet në krizë.

Siç raportojn “Don Balon”, Reali mund të përfitojë rreth 500 milionë euro nga shitjet e lojtarëve. Isko dhe Asensio janë pranë largimit, pasi kërkojnë më shumë minuta. Për të parin mjaftojnë 80 milionë euro, ndërsa për të dytin ankandi fillon nga 120 milionë euro.

Në merkato është dhe Garet Bejl, për të cilin kërkohen 150 milionë euro, por Perez mund të mjaftohet dhe me 100 të tilla. Kush dëshiron Karim Benzema duhet të paguajë 60 milionë euro, ndërsa ardhja e Murinjos në stol mund të vërë në dyshim dhe të ardhmen e Marselos dhe Serxho Ramos. Largimi i dyshes së mbrojtjes mund të sjellë 100 milionë të tjera në arkat e klubit.

Po përforcimet? Në sulm pritet të vijnë Mbape dhe Nejmar, ndërsa në mbrojtje preferohen Eder Militao i Portos dhe David Alaba i Bajernit. I pari luan në qendër të mbrojtjes, është 21 vjeç dhe është sugjeruar nga Zhoze Murinjo, ndërsa austriaku i bavarezëve nuk ka nevojë për prezantim, por ka nevojë për të ndryshuar ambient dhe Reali është opsioni perfekt. Për të parin nevojiten 50 milionë euro, ndërsa Alaba kushton 80 milionë euro.

Sa i përket pankinës dy janë emrat favoritë për t’u ulur në stolin e kampionëve në fuqi të Europës: Zhoze Murinjos dhe Hoakim Lëv. Portugezi është preferenca e presidentit, por nuk ka pëlqimin e të gjithë lojtarëve, ndërsa gjermani mbetet një kandidat i preferuar dhe dëshiron të ulet në stolin e ekipit spanjoll.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.