Merkato, donatori ri dhe urimi i Refik Halilit: Optimizëm te Tirana

Refik Halili, presidenti i Tiranës, është ndalur për mediat pas ndeshjes me Flamurtarin dhe fillimisht ka dashur t’i urojë të gjithë për festat e fundvitit. Nisur nga gjendja që po kalon ekipin, dëshira e tij nuk ishte e madhe për të folur.

“Uroj që gjërat të shkojnë siç shkoi kjo ndeshje sot, edhe vitin e ardhshëm. Gjithmonë kemi zhvilluar ndeshje të mira, kemi shënuar dhe pastaj kemi pësuar. Kështu që uroj të vazhdojë kjo ecuri siç ishte kjo ndeshje sot. E donim këtë fitore, u arrit falë kontributit të gjithë skuadrës”, u shpreh mes të tjerash Halili.

DONATORI I RI – Për të financuar një klub si Tirana nuk është aspak e lehtë dhe gjetja e një bashkëpunëtori do ishte një zgjedhje e mirë për Halilin. Ofertat nuk është se i mungojnë dhe vetë ai e ka zbuluar se shumë shpejt një donator i fuqishëm do të afrohet në klub. I ngacmuar për këtë çështje, numri një i bardhebluve ka bërë një koment.

“Nuk kam folur me çunat. Do bëj një takim me to, do flasim bashkërisht, që të bëjmë dhe një ndarje për këtë sezon e t’i uroj dhe unë gëzuar festat atyre. Gjithashtu dhe çfarë do kem, atyre unë gjithmonë ua kam thënë dhe do ua them. Edhe sot u thash kam besim te ju, që do ecni dhe vitin e ardhshëm. Do kemi dhe pak ndryshime, shpresojmë që të jenë të vlefshme.

MERKATO – “Nuk do ketë shumë ndryshime, sepse tani nuk është e lehtë për të gjetur lojtarë. Tani themi që në bashkëbisedim me stafin do bëjmë diçka. Do flasim me stafin dhe do mundohemi të plotësojmë dëshirat e klubit dhe stafit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online