Transformimi i jashtëzakonshëm i Tajson Fjurit, gjithçka brenda një viti

Boksieri anglez Tajson Fjuri po përgatitet për të luftuar më datë një dhjetor ndaj kundërshtarit amerikan Deontej Uajlldër, në një duel ku vihen përballë njëri-tjetrit dy boksier që ende nuk kanë pësuar humbje në karrierën e tij.

Tri vite më parë Fjuri ishte në majën e sportit të boksit, pasi mundi Vladimir Kliçkon, duke marrë në pronësi pesë titujt kampion që mbante kroati, por një analizat e dopingut zbuluan se 30-vjeçari kishte konsumuar kokainë. Titujt iu hoqën menjëherë dhe u pezullua me dy vite nga sporti i boksit profesionist.

Anglezi nuk e përjetoi aspak mirë këtë dhe la menjëherë stërvitjen e më pas filluan problemet me alkoolin e depresionin. Brenda një viti Fjuri shtoi 55 kilogramë dhe shumë vetë menduan se për të nuk kishte kthim mbrapa. Por, në këtë moment të vështirë, boksieri dhe shoku i tij i ngushtë, Billi Xho Saunders , i erdhi në ndihmë.

https://www.instagram.com/p/Bp77DxbHLo5/?utm_source=ig_web_copy_link

Saundërs e bindi Fjurin që të fillonte stërvitjen me trajnerin e tij Ben Dejvison. Ky i fundit kreu një punë të shkëlqyer duke e vënë në një regjim të hekurt kampionin e boksit si dhe duke i ndryshuar rrënjësisht dietën.  Brenda një viti Fjuri ka rënë 40 kile dhe është rikthyer në gjendje optimale për t’u ndeshur me një ndër boksierët më të mirë të momentit si Deontej Uajlldër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online