Eto në telashe, një vajzë pretendon atësinë e sulmuesit…

Samuel Eto ndodhet në një situatë të komplikuar dhe serioze. 37-vjeçari vazhdon karrierën e tij në Katar me ekipin e Katar SC, ndërsa në Madrid është hapur një çështje atësie kundër sulmuesit kamerunas.

Siç citon “AS”, një vajzë pretendon se është e bija e futbollistit. Ajo është 18 vjeç dhe avokati i agjencisë Efe, Fernando Osuna, ka dorëzuar kërkesën për vajzën dhe ka specifikuar se vajza ka ardhur në jetë nga raporti i Eto me një femër, gjatë periudhës kur afrikani luante me Realin e Madridit.

Eto me bluzën e Realit

E reja ka lindur jashtë Spanjës, në një vend që nuk specifikohet, ndërsa ajo zotëron prova biologjike që mbështesin dëshminë e saj, gjë që bëri dhe gjyqtarin të pranojë kërkesën e bërë. Tashmë pritet reagimi i lojtarit, i cili do të thirret të dëshmojë në Gjykatën e Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online