Alarm te Skënderbeu, Bregu rrezikon Flamurtarin

Probleme për sulmuesin anësor të Skënderbeut. Dejvi Bregu, sipas asaj që raporton klubi korçar, ka pësuar një frakturë në gishtat e këmbën. “Grupi është shfaqur në gjendje optimale me përjashtim të Dejvi Bregut i cili ka punuar edhe sot i diferencuar si pasoje e një frakturë në gishtat e këmbës”, njofton klubi korçar.

Por në fakt duket e çuditshme, pasi nëse Bregu ka pësuar një frakturë në gishtat e këmbës do të duhet të qëndrojë minimalisht 4 javë jashtë. Ndoshta kemi të bëjmë me një gabim të zyrës së shtypit dhe për vlonjaten nuk ka ndonjë gjë serioze, për sa kohë edhe ai stërvitet i diferencuar.

Ndeshja e radhës luhet të dielën kundër Flamurtarit, një takim special për Bregun. Me siguri vlonjati do të donte të ishte në fushë dhe të jepte kontributin e tij për Skënderbeun. Gjithsesi për momentin parësore është të kalojë dëmtimin dhe të jetë në gjendje të luajë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online