Transferimi i Hames Rodrigez, shifrat dhe… Dibala

Juventusi në Itali nuk ka rivalë, por drejtuesit mendojnë për të dominuar edhe në Europë. Për këtë duhen bërë edhe afrime me peshë. Në verë u ble Kristiano Ronaldo nga Reali i Madridit, ndërkohë që me bardhezinjtë kampionët janë të shumtë.

Prej kohësh në qendër të vëmendjes ka qenë kolumbiani Hames Rodrigez. Mesfushori i avancuar i Bajernit të Mynihut pritet të largohet nga Gjermania në verë, të paktën kështu përflitet. Juventusi e ka ndjekur prej kohësh dhe një deklaratë e babait të tij një ditë më parë nuk lë vend për shumë interpretim.

Uillson, për “Bild” deklaroi: “Hamesin e shoh shumë të heshtur te Bajerni i Mynihut dhe nuk më duket i lumtur. Juventusi do të ishte një opsion shumë i mirë për të. Ai dhe Kristiano Ronaldo janë shumë miq me njëri-tjetrin dhe ashtu si e shoh unë sot futbollin italian, kalimi te bardhezinjtë do të ishte një vendim shumë i mirë”.

SHIFRAT DHE… DIBALA – Për të arritur te Hames Rodrigez Juventusi e ka çelësin. Futbollisti 27-vjeçar menaxhohet nga Zhorzh Mendesh, i cili transferoi edhe Ronaldon në Torino. Menaxheri i njohur është gati t’i “dhurojë” edhe kolumbianin bardhezinjve dhe kjo marrëveshje mund të mbyllet për shumën e 55 milionë eurove.

Nga ana tjetër Paolo Dibala është ai që vihet në presion. Argjentinasi nga ana tjetër kërkon të tregojë vlerat e tij dhe do mundohet që deri në fund të sezonit të ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave. Gjasat janë që në verë ai të transferohet diku tjetër, duke parë  edhe “shterpësinë” ë tij. Vetëm dy gola në 19 ndeshje janë një shifër e vogël, sidomos kur kujton se vjet realizoi 22 në Serie A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online